Marrëveshja me Universitetin e Tiranës, Mazniku: Bashkëpunim qeveri-pushtet vendor në fushën kërkimore dhe projekteve inovative
Arbjan Mazniku, ministër Shteti për Pushtetin Vendor jep detaje për marrëveshjen që ka firmosur me Universitetin e Tiranës për të bashkëpunuar me qeverinë dhe pushtetin vendor në fushën kërkimore dhe projekteve inovative. Po ashtu ministri edhe thekson se bashkitë do të kthehen në agjentë ekonomikë të territorit të tyre si dhe me afrimin e anëtarësimit në BE, do të duhet të zbatojnë 70% të rregullave të Bashkimit Europian.
Postimi i plotë
Lajm fantastik firmosja e marrëveshjes me Universitetin e Tiranës për të bashkëpunuar me qeverinë dhe pushtetin vendor në fushën kërkimore dhe projekteve inovative.
Falenderoj rektorin Artan Hoxha dhe UT për këtë nismë me përfitim të dyanshëm. Nga njëra anë qeverisja vendore do të përfitojë burimet e Universitetit dhe mbështetjen akademike të tij për të marrë vendime të informuara për sfidat kryesore me të cilat po përballet.
Bashkitë duhet të kthehen në agjentë ekonomikë të territorit të tyre si dhe me afrimin e anëtarësimit në BE, do të duhet të zbatojnë 70% të rregullave të Bashkimit Europian (acquis communitaire). Ndihma e Universitetit do të jetë thelbësore për t’iu përgjigjur këtyre sfidave.
Një tjetër lajm i mirë me këtë marrëveshje është edhe mundësia që do të kenë studentët e UT për të kryer praktikat e tyre mësimore dhe të punësimit në administratat vendore të bashkive duke i ndihmuar ata të jenë më të familjarizuar me punën e bashkive.