Marrëveshja për reformën zgjedhore, si e komenton Sali Berisha

Duke folur për marrëveshjen mes opozitës dhe qeverisë për reformën zgjedhore, ish- kryeministri Sali Berisha tha në emisionin Opinion se kjo reformë është jetike.

Sipas tij raporti i fundit i ODIHR-it rrëzoi përfundimisht zgjedhjet. “Mendoj se marrëveshja duhet të analizohet në këtë kontekst. Pas një vendimi ekstrem të opozitës shqiptare siç ishte djegia e mandateve, vendimi kushtetues, por vendim ekstrem i opozitës. Cilat ishin qëndrimet e pozitës për këtë vendim, qëndrimet e saj ishin një sensibilitet me i madh shqiptaro-ndërkombëtar për dramën e parlamentarizmit në Shqipëri. Rrëzimi i Edi Ramës dhe realizimi i një qeverie që do çonte vendin në zgjedhje. Unë nuk them se opozita realizoi qëllimet e veta. Opozita realizoi damkosjen dhe ndjeshmërinë. Po të mos qe kjo, opozita futej në një… Po të mos qe kjo, opozita futej në një rreth të kuq e nuk dilte më kurrë”, -tha Berisha në Opinion.

I pyetur se përse opozita nuk realizoi dot qëllimet e tjera që kishte? “Opozita nuk realizoi dot dy qëllime të tjera, rrëzimin e Edi Ramës dhe shkuarjen në zgjedhje të tjera. Në këtë realitet, opozita kishte qëllim vetëvrasjen me atë vendim që bëri? JO. Nuk e rrëzoi, sepse nuk arriti të trajtojë revoltën e madhe popullore që ekzistonte me mos bindjen civile të shkallës së atij sa ti jepte shqelmin e Edi Ramës”,- tha Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
YouTube player

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?