Marrëveshja për refugjatët, Bushati: Na duhet mbështetja e Italisë, vend i fortë me reputacion ndërkombëtar

Ish-ambasadori Zef Bushati thotë se Shqipëria fiton nga marrëveshja me emigrantët me Italinë. Për të vendi ka nevojë për mbështetjen e shtetit italian, pasi Italia është një vend i fortë me reputacion ndërkombëtar.

“Kjo është marrëveshje normale, nuk ka hije nga pas. Nuk jam me mendimin që ne po bëjmë nder. Shqipëria fiton nga kjo marrëveshje. Më vjen mirë që marrëdhënia mes Shqipërisë e Italisë po rregullohet. Prezenca italiane është në Shqipëri, pasi ka shumë sipërmarrës italianë këtu.

Kjo marrëveshje do i shërbejë zgjerimit të raporteve mes Italisë dhe Shqipërisë. Ne kemi nevojë për Italinë, jo Italia për ne. Edhe heroi ynë kombëtar është mbështetur nga Italia. Ne kemi nevojë për mbështetjen e Italisë, shteti italian është një vend i fortë, që bën pjesë në shumë organizata ndërkombëtare. 

Dokumentari i Rai3 është normal, nuk kemi pse shqetësohemi. Dikush mund të thotë se filani ka vrarë dy vetë, por duhet ta provosh. Edhe akuzat e emisionit RAI3 do të duhet të provohen. Rama bën gabim që kundërpërgjigjet”, tha Bushati.

SHKARKO APP