Marrëveshja për Zgjedhoren/Spaho tregon prapaskenat dhe qëllimin e opozitës
Nënkryetari i PD-së, Edmond Spaho, thotë se marrëveshja mes qeverisë dhe opozitës, është arritur me negocimin e ndërkombëtarëve, konkretisht SHBA, BE dhe ambasadorit të Britanisë së Madhe. Sesi është komunikuar me mazhorancën për të arritur këtë marrëveshje, Spaho në ”ABC News”, u tregua i rezervuar, duke mos dhënë shumë detaje. Sipas tij, opozita ka një qëllim të qartë me uljen në këtë tryezë, atë të zgjedhjeve të parakohshme. Për kritikat që kanë shpërthyer ndaj opozitës që pranuan të ulen në tryezë me Damian Gjiknurin, demokrati tha: “Po patjetër ne e kemi kontestuar Gjiknurin si kryetar të Refomës Zgjedhore, kemi kërkuar me dokumentin prej 5 pikash një tryezë ndërmjet palëve dhe çdo njëra palë zgjedh përfaqësuesit e vet, ne nuk mund ti diktojmë krahut tjetër se me kë do përfaqësohet”.
Pjesë nga intervista në studio:
Ju pranuat të uleni në tavolinë me Damian Gjiknurin, të cilin e keni akuzuar?
Po patjetër ne e kemi kontestuar Gjiknurin si kryetar të Refomës Zgjedhore, kemi kërkuar me dokumentin prej 5 pikash një tryezë ndërmjet palëve dhe çdo njëra palë zgjedh përfaqësuesit e vet, ne nuk mund ti diktojmë krahut tjetër se me kë do përfaqësohet.
Pas reformës zgjedhore do ketë zgjedhje të parakohshme?
Po patjetër. Po ju sjell shembullin e Maqedonisë së veriut. Këtu jemi në një krizë të rëndë, të pranuar gjerësisht nga fakori ndërkombëtar, për këtë peridudhë tranzitore që disa muaj para zgjedhjeve vendi të drejtohet nga një parti tranzitore.
Ju jeni një udhëheqës i PD, dje u fol se ka patur një negocim nga ndërkombëtaret. Komunikimi ka qenë i drejtëpërdrejtë mes kryetarit të opozitës dhe kryetarit të qeverisë. Ju keni informacion për këtë?
Për mua nuk ka rëndësi si kanë komunikuar ndërkombëtarët. Në negociatën ndërmjet dy palëve, madje në prononcimin që bëri Basha dje, falenderoi ambasadën e SHBA, BE dhe Britanisë që kanë luajtur rolin e vet se me kë kanë komunikuar ata nga krahu tjetër nuk di të them. Por kjo marrëveshje në krahun e opozitës është disktuar.
Ka qenë një treshe negociatorësh, kjo mund të shpjegojë edhe faktin që gjatë kësaj përiudhe opozita kishte një tërheqje?
Jo nuk ka pasur, ne kemi qenë te qartë në shtator, kemi thënë që deri sa të mbyllet çështja e negociatave ne do të luajmë rol konstruktiv. Ndërkohë doli dokumenti i Bundestagut, ai është dokument që ka të bëjë me Shqipërinë.
Ju e patë dokumentin si detyrues edhe për opozitën?
Po patjetër edhe për ne. Në një pikë kemi mundësi të japin kontribut.
Protesta i keni në krye të axhendës?
Së pari është detyrimi për të realizuar këtë marrëvesjne, nëse do konstatojmë se mazhoranca po luan ne do të analizojmë dhe do dalim me një qëndrim të dakordësuar, por nuk do të lejojmë që ky proces të shtyhet dhe të digjet.
Ne jetojmë në një botë mediatike, dje ka pasur një reagim, pafund shkrime komente, që mallkonin opozitën duke thënë: Prap na tradhtuat…
Unë edhe këtë e shikoj si një përpjekje të mazhirancës siç ka vepruar gjithmonë fajin e ka opozita. Jo më kot u shpjegova historinë e kësaj marrëveshje. Nuk është hera e parë që veprimet e opozitës i kanë komentuar sipas interesave të tyre.
Jeni të sigurtë që ka zgjedhje të parakohshme?
Unë nuk flas për siguri, por ky është qëllimi ynë. Nëse do të ketë ndryshime të rrethanave, po ju them se do mblidhemi dhe të marrim vendimin. Qëndrimi ynë është që të kemi zgjedhje të parakoshme lokale dhe të përgjithshme në një datë. Ato që u zhvilluan në 30 qershor nuk ishin zgjedhje. Ribërja e këtyre zgjedhjeve sot nuk vihet në diskutim, është në inters të vendit, harxhon më pak energji, por edhe në atë financiar.
Zgjedhje të parakohshme do të thotë në pranverë apo vjeshtë?
Por edhe kjo do të jetë pjesë e debatit të palëve, sigurisht edhe ato duan kohën e tyre të përgatiten. Nuk jam në gjendje tu them kur do zhvillohen, sifoqtë ne do ishim gati në çdo kohë që të zhvilloheshin.
Në zgjedhje do të ketë një ndryshim struktural në paraqitje, tek të fundit ndodhi ajo tek e tek në koalicione. Pritet të ketë ndryshim?
Nuk di të them për këtë sepse nuk kemi folur., Këtu do të gjendte mundësia më e mirë e mundshme.
Si përfundim, një gjë duhet ta marrim vesh që kjo marrëveshja që është realizuar dje sjell zgjedhje të parakohshme?
Po patjetër ky është qëllimi ynë.
Disa tërheqin vërejtje dhe thonë se akoma nuk jemi pastruar nga pasoja e gazit lotjsellës, ka njerëz në burg?
Këtë gjithnjë e shikoj si ajo mënyra e interpretimt apo e orientimit të cështjes që fajin e ka opozita. Viti që mbyllën ka qenë një skarificë e jashtëzakonshme opozitës, objektivi është shumë dinjitoz, i rëndësishëm për vendin.