Marrëveshja për Zgjedhoren, Vasili: Koha për zgjedhje të parakohshme

Pas rreth 1 viti debatesh e konfliktesh, politika ra dakord që ta bëjnë së bashku reformën zgjedhore. I ftuar në “Mbrëmje në ABC”, nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka folur për marrëveshjen për kryerjen e reformës zgjedhore. Vasili e cilësoi si një kontribut të madh të dhënë nga opozita. “Japim një kontribut të madh si opozitë”, u shpreh Vasili. Ai tha se koha tregoi që opozita kishte të drejtë ndërsa bëri të qartë se nuk është bërë asnjë lëshim me Damian Gjiknurin. “Kemi një Parlament ilegjitmim që është në fundin e tij. Fatura politike po rëndon shumë shqiptarët. Negocim të lehtë nuk ka, ngjarjet kanë ecur në një rrugë të tillë që edhe koha na dha të drejtë sepse nuk u imponuam në asnjë rast. Kjo situatë në procesin e integrimit na rëndoi kushtet, filluam të kemi reflektime negative edhe në planin rajonal. Nuk kemi bërë asnjë lëshim me Damian Gjiknurin. Dosja 184 është një sprovë për SPAK, ky është problemi i PS. Kam vendosur kontributin tim që procesi të jetë sa më i mirë”, tha Vasili.

Pyetje: Ka patur takime të mëparshme me përfaqësues të mazhorancës?

Vasili: Ka pasur takime, por jo individuale. Jemi takuar edhe me zotin Gjiknuri edhe zonjën Hajdari.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pyeje: Do vazhdoni me kërkesën për rrëzimin e kryeministrit Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vasili: Është kërkesë e pandryshuar.

Pyetje: Do të ketë zgjedhje të parakohshme?

Vasili: Padyshim që po.

“Nuk bëhet fjalë për zbutje gjakrash, nuk kemi lëvizur asnjë gram, kërkesa për largimin e kryeminsitrit mbetet aty. Reforma Zgjedhore bëhet për ti dhënë zgjidhje krizës politke”, u shpreh Vasili. Sa i përket reagimit të kryeminstrit Rama për marrëveshjen, Vasili theksoi se ai që ka humbur një vit kohë në dëm të shqitarëve ka qenë Edi Rama.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?