Marrëveshje bashkëpunimi me Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, Veliaj: Mundësi integrimi për studentët

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti dekanen e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Esmeralda Kromidha, me të cilën firmosi një marrëveshje bashkëpunimi për kryerjen e praktikave mësimore të studentëve pranë bashkisë. Veliaj tha se Bashkia e Tiranës do të jetë një derë e hapur për studentët, sidomos këtë vit kur Tirana mban titullin “Kryeqyteti Evropian i Rinisë”.

Ne duam që Bashkia e Tiranës të jetë edhe një mundësi integrimi për studentët. Shumë prej tyre vijnë nga qytete të tjera. Tirana është akoma në zhvillim e sipër. Do të donim që, duke pasur në krah Bashkinë e Tiranës, edhe integrimi i tyre në Tiranë, sot si studentë, po nesër si profesionistë, pastaj si familjarë, pastaj për një kredi të butë, pastaj për t’u martuar në tarracën e bashkisë, pastaj për çekun e bebes, e kështu me radhë – ta fillojnë këtë stacion të parë duke qenë studentë, të përfshirë në praktikat e Bashkisë së Tiranës”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku tha se marrëveshja me Fakultetin e Gjuhëve të Huaja është një mundësi e re për studentët.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?