Marrëveshje Rama-Berisha? Alfred Lela: Kemi kthim në normalitet, nuk duhet të trembemi

Dialogu mes PS dhe Rithemelimit për disa quhet edhe një marrëveshje Rama-Berisha. Alfred Lela drejtor i Komunikimit te Rithemelimi, në emisionin ”Të Paekspozuarit” mohoi se ka marrëveshje mes dy palëve, por negociata për kthimin në normalitet.

Alfred Lela: Nuk ka marëveshje, ka negociatë. Herën e fundit ku isha te ju, ju më gozhduat se ku po shkon aksioni opozitar me zjarrin dhe me këtë strategji. Tani që po ndërron strategjia, thoni pse. Ka dialog.

Ylli Rakipi: Pra ka marrëveshje për dialog?

Swiss Digital Desktop Reklama

Alfred Lela: Ka një marrëveshje që është parashkruar se jemi në demokraci. Që opozita do të pranohet. Se ky ishte problemi që opozita nuk pranohej nga ajo që i jepte kushtetuta. Kemi kthim në normalitet. Nuk duhet të trembemi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?