Marrëveshjet me Malin e Zi, zv/kryeministrja Balluku: Po investojmë në sistem totalisht të ri hekurudhor
Pas mbledhjes së qeverisë Rama dhe të shqiptarit Dritan Abazoviç në Podgoricë, zv/kryeministrja Belinda Balluku thotë se bëhet fjalë për tre projekte të firmosura me homologun e saj.
“Projekti i Korridorit Blu siç është projekti i LNG-së, i gazit të lëngshëm.Pra, ajo që ne po bëjmë sot në Shqipëri është pjesë e parë e 33 kilometrave që do të përfshihet në të ardhmen në transmetimin e gazit. Zhvillimi hekurudhor, Shqipëria tashmë ka fituar një projekt i cili do të mbështetet nga fondet e Bashkimit Evropian dhe është hekurudha Vorë-Hani i Hotit”,-tha për ”Tv Klan”.
Të dy vendet Shqipëria dhe Mali i Zi do të ndërtojnë së bashku Urën mbi Lumin Buna. “Ura do të jetë 300 metra, e cila është dizenjuar edhe sipas një formati që i përshtatet natyrës së zonës ku lidhet Mali i Zi me Shqipërinë. Menjëherë pasi dy qeveritë vendosin buxhetimin që duhet të jetë 50/50 midis palëve, ne do të nisim nga puna”,-tha më tej.
Për Ballukun marrëveshjet e nënshkruara me Malin e Zi janë të rëndësishme për sigurinë energjetike të rajonit.