Marrja e dozës së tretë dhe vaksinimi i adoelshentëve +16 vjeç, vendimet që pritet të marrë sot komiteti Teknik i Ekspertëve
Komitetit Teknik i Ekspertëve pritet të mblidhet sot, ku parashikohet të merren vendime të reja për uljen e moshës së vaksinimit anti-COVID.
Vaksinimi i adoleshentëve pritet të bëhet deri në moshën 16vjeç, ndërsa për fëmijët me probleme shëndetësore +12 vjeç.
“Komiteti i Ekspertëve ka rekomanduar uljen e fashës së grupmoshës së vaksinimit për adoleshentet plus 16 vjeç. Në diskutim gjithashtu është edhe inokulimi i vaksinës tek fëmijët mbi 12 vjeç me probleme shëndetësore, si dhe marrja e dozës së tretë nga një kategori e veçantë. Të gjitha këto do të diskutohen nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, të cilët do të japin një përgjigje lidhur me këto rekomandime”, tha ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.
KOHA JONË SONDAZH

