Marshimi në mbështetje të Ukrainës. Yuri Kim, Erion Veliaj dhe ambasadori ukrainas krah për krah (FOTO)
Ambasadorja e SHBA në Tiranë i është bashkuar manifestimit të nisur në sheshin Skëndërbej, që do të shtrihet më pas në disa rrugë të Tiranës në mbështetje të Ukrainës, e cila prej më shumë se një muaji po përballet me agresionin rus.
Të pranishëm janë edhe kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, ambasadori ukrainas si dhe zyrtarë të tjerë të lartë.
Ata pasi ecën përgjatë bulevardit, shkuan drejt ambasadës ruse.
Manifestimi ka nisur në orën 12:00 e do të zgjasë deri në orën 15:00, ndërsa policia ka devijuar edhe qarkullimin e automjteve në disa rrugë të kryeqytetit.

KOHA JONË SONDAZH

