Martesa në Tiranë? Uzuni diskuton detajet e ceremonisë te kryebashkiaku Veliaj
Pas propozimit për martesë partneres së tij në fushën e lojës, ylli i Kombëtares shqiptare Myrto Uzuni po bëhet gati për dasmën.
Ka qenë kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj që ka postuar nje foto nga zyra e tij me Uzunin teksa shkruan: “Me patriotin tim Myrto Uzunin një djalë dhe futbollist fantastik Forca për Euro2024. P.S sigurisht që nuk kisha shumë këshilla për futbollin, por për organizimin e dasmës po”.
Sulmuesi shqiptar, Myrto Uzuni, i bëri një surprizë përrallore partneres s tij Uarda Hyseni. Sportisti i propozoi për martesë partneres së tij në mes të fushës.
View this post on Instagram