Martin Henze: Ambasada e SHBA fantazon, reforma në drejtësi nuk ka bërë asnjë progres

Martin Henze
Martin Henze

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim deklaroi sot se reforma në drejtësi në Shqipëri ka bërë progres.

Martin Henze, këshilltari ekonomik pranë CDU-së, shprehet se ky qëndrim i diplomates amerikane nuk është i saktë. “Ambasada e SHBA fantazon. Në Shqipëri, reforma në drejtësi nuk ka bërë asnjë progres. 1-Gjykata Kushtetuese nuk funksionon prej dy vite e gjysmë. 2- E drejta e ligjit dhe ndarja e pushteteve janë shkatërruar. 3-Liria e medias është shkatërruar. 4- Korrupsioni, pastrimi i parave plus trafiku i heroinës është rritur. 5- Zgjedhje të paligjshme”,- shkruan Henze në një postim në Twitter, ku i referohet qëndrimit të Ambasadës së SHBA.

SHKARKO APP