Martin Henze, ambasadores Kim: Krimet zgjedhore të organizatës Rama nuk u zgjidhën në 2017, pse duhet hetohen në 2021?

Këshilltari gjerman, Martin Henze, ka replikuar me ambasadoren amerikane në Tiranë, Yuri Kim, lidhur me thirrjen që kjo e fundit i bën Kryeprokurorit Olsia Çela për hetimin e krimeve zgjedhore të 25 prillit 2021.
Në një postim në Twitter, Henze i shtron pyetjen ambasadores Kim se krimet zgjedhore të Ramës nuk u zgjidhën në 2017, pse duhet të zgjidhen këto të 25 prillit?
Në vijim postimi i plotë i Martin Henze
Ambasador, krimet zgjedhore të organizatës Rama 2017 nuk janë zgjidhur, pse duhet të zgjidhen për vitin 2021. Ata ju përgëzuan si ambasadore e SHBA për suksesin elektoral të kleptokratit Rama dhe tani kërkojnë hetim të zgjedhjeve? Sjellja juaj është irrituese.
Ambassador , the 2017 Rama organisation election crimes have not been solved, why should they be solved for 2021. They congratulated you as US ambassador today to the kleptocrat Rama’s electoral success and now they demand an audit? Their demeanour is irritating.
— Martin Henze (@GSKStrategy) April 29, 2021
KOHA JONË SONDAZH

