Martin Henze: Reforma në drejtësi, tradhti e qeverisë “Rama”

Këshilltari ekonomik pranë CDU-së gjermane, Martin Henze ka reaguar lidhur me situatën e tensionuar që po kalon Shqipëria gjatë orëve të fundit.

Përmes rrjeteve sociale, Henze teksa referon një deklaratë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, thekson se sundimi i ligjit, ndarja e pushteteve ranë 3 vjet më parë, dhe kjo thotë ai, ishte tradhti dhe parandalim i drejtësisë nga qeveria “Rama” dhe këshilltarët e saj.

“Nuk ka asnjë reformë gjyqësore në vetvete në Shqipëri. Sundimi i ligjit, ndarja e pushteteve ranë 3 vjet më parë. Kjo ishte tradhti dhe parandalim i drejtësisë nga qeveria Rama dhe këshilltarët e saj. Korrupsioni dhe manipulimi zgjedhor i shtohen kësaj. Bianku, ju shihni vizione”, shprehet Martin Henze.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?