Masakër në Kosovë/Qëllohet me breshëri arme autobusi me nxënës, 4 viktima

Një masakër ka ndodhur në Gllogjan të Kosovës, ku drejt një autobusi me nxënës u qëllua me armë zjarri. Ka shkuar deri në 4 numri i jetëve të humbura dhe viktimat janë shoferi i autobusit, fatorino dhe 2 nxënës.

Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikqi konfirmoi për mediat vendase se ka të shtëna me armë ndaj një autobusi me nxënës. Shkaqet e ngjarjes janë ende të paqarta.

”Dyshohet se ka të shtëna me armë zjarri në drejtim të një autobusi me nxënës, prokurorja kujdestare është nisur në drejtim të vendit të ngjarjes”.

SHKARKO APP