Masakër në zyrat e gazetës franceze Charlie Hebdo. 12 të vrarë

Disa njerëz të armatosur dhe me maska hynë në zyrat e gazetës franceze “Charlie Hebdo” në Paris dhe qëlluan me breshëri automatike. Ngjarja ndodhi rreth orës 11 të ditës së sotme. Gazetat "Le Monde", "Le Parisien" dhe disa media të tjera shkruajnë se janë të paktën 12 viktima. Ndër viktimat janë 9 gazetarë, 2 policë dhe drejtori i gazetës. Sipas tyre, disa punonjës të gazetës janë vrarë brenda zyrave dhe të tjerë jashtë. Bashkia e Parisit flet edhe për 6 të plagosur, mes tyre edhe 1 polic. Nuk dihet ende se cilët janë autorët e sulmit. Pas masakrës ata janë larguar me një autoveturë që ia rrëmbyen një qytetari. Policia franceze është e gjitha në alarm dhe është vënë në kërkim të tyre. Besohet se bëhet fjalë për një akt terrorist. Pak ditë më parë “Charlie Hebdo” publikoi një karikaturë të liderit të ISIS dhe dyshohet se sulmi është hakmarrje e terroristëve të Shtetit Islamik për këtë Rast. "Charlie Hebdo" është një e përjavshme satirike. Ajo njihet për vijën e saj të fortë anti-fetare dhe shpeshherë ka vënë në lojë fenë islame dhe ka publikuar disa karikatura të profetit Muhamed. Presidenti francez, François Hollande, shkoi në vendin e ngjarjes dhe premtoi se shteti do të reagojë fort dhe autorët e masakrës do të vihen para drejtësisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?