Masakra në Velipojë, Helidon Bushati: Vetëgjyqësia ndodh aty ku rendi nuk ekziston
Ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë në Velipojë me 4 të vdekur e 2 të plagosur, edhe deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike në Shkodër, Helidon Bushati.
Përmes rrjeteve sociale, Bushati thekson se vetëgjyqësia ndodh aty ku rendi nuk ekziston, ndërsa shton se bilanci tragjik i mëngjesit të sotëm në Velipojë është kambana e alarmit që ka kohë që bie.
Sipas tij, jo vetëm në Velipojë, por as në Shkodër dhe Shqipëri, rendi dhe ligji nuk ekziston më.
“Vetëgjyqësia aty ku rendi nuk ekziston.
Bilanci tragjik i mëngjesit të sotëm në Velipojë është kambana e alarmit që ka kohë që bie. Ngjarja e sotshme ka tronditur të madh e të vogël. Jo vetëm në Velipojë, por as në Shkodër dhe Shqipëri rendi dhe ligji nuk ekziston më. Këto fjalë janë kthyer në fjalë të huaja për shkodranët. Jemi në një emergjencë kombëtare.
Edhe sot i vetmi aksion kundër krimit vazhdon të mbetet: policia shkoi në vendngjarje.
Çfarë bëri sot Edi Rama? Postoi propagandën e tij të sëmurë për Velipojën 3D dhe e fshiu, vetëm pak orë kur rrugët e saj u lanë me gjak. Çfarë turpi!
Sot shqiptarët kanë një kryeministër që nuk ia ka idenë se ç’bëhët rrugëve të Shqipërisë, ku fjalën rend dhe ligj është munduar ta zhdukë me çdo pakt me krimin dhe për krimin.
Jetët e shqiptarëve nuk mund të jenë lojë në duart e kryeministri shërbëtor të krimit.
Boll është boll!
Ne mesin e sezonit turistik, shqiptarët meritojnë rend dhe qetësi, që kjo qeveri nuk ka vullnetin, por as forcën ta kthejë”, shprehet deputeti i zgjedhur i PD-së, Helidon Bushati.