Masakra zgjedhore, PD flet me emra: Ja si Ilir Beqaj dhe Tom Doshi manipuluan votat në Shkodër (DOKUMENTI I PLOTE)
Kur kanë kaluar dy javë nga zgjedhjet e 25 Prillit, Partia Demokratike ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dosjen ankimore. PD kërkon shpalljen e pavlefshëm të rezultateve në 9 qarqe dhe përsëritjen e zgjedhjeve në këto zona.
Të vetmet qarqe ku PD nuk pretendon se ka pasur parregullsi janë Shkodra, Lezha dhe Dibra, të cilat i ka fituar. Mes qarqeve që kërkohet rivotim përpos Durrësit, Tiranës, Elbasanit, Fierit, Beratit, Gjirokastrës, Korçës dhe Vlorës është edhe Kukësi, që PD e ka fituar në 25 Prill.
Dhe duke iu referuar dosjeve voluminoze të depozituara mesditën e sotme, Partia Demokratike denoncon jo vetëm skemën e manipulimit të votës së shqiptarëve, por edhe të emrave të përfshirë në realizimin e skenarit të vjedhjes më masive të votës të regjistruar në ndonjë proces zgjedhor në këto 30 vite në Shqipëri.
Konkretisht, “Koha Jonë” sjell padinë e PD-së me emrat konkretë të personave që shkaktuan atë që ajo e cilëson si “masakër zgjedhore” në Qarkun e Shkodrës. / Herion Mesi
KOHA JONË SONDAZH

