Masat kundër koronavirusit, Basha: Gjendja nuk është siç e paraqet propaganda e qeverisë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shprehet se PD po ndjek seriozisht dhe me përgjegjësi situatën për marrjen e masave kundër përhapjes së koronavirusit në vend.

Grupe pune po kryejnë verifikime pranë qendrave shëndetësore, spitaleve & vendkalimeve kufitare, dhe gjendja nuk është siç e paraqet propaganda e qeverisë. Në pjesën më të madhe të qendrave mungojnë pajisjet mbrojtëse dhe spitalore.

“Duhet URGJENT heqje dorë nga propaganda dhe përgatitje serioze për përballimin e situatës së mundshme të koronavirus-it që tashmë është i pranishëm në pothuajse të gjitha vendet fqinje me Shqipërinë,”- shkruan Bashka në një postim në Twitter.

SHKARKO APP