Maturantët nisen në këmbë nga Kamza drejt Ministrisë: Mos na digjni pasaportën e së ardhmes

Maturantët janë mbledhur para Ministrisë së Arsimit dhe jo vetëm gjimnazistët nga Tirana. Protestuesit e nisur nga Kamza në këmbë deri tek Ministria ku mbajnë pankarta në duar. Në pankarta shkruhet “Mos na digjni pasaportën e së ardhmes!”, “Dikur ëndërroje mjekësinë, sot ëndërroj Lopedinë”.

Në protestën e zhvilluar të shtunën maturantët i vendosën edhe një ultimatum ministres Besa Shahini, duke deklaruar se në rast se nuk ka rivlerësim atëherë do të bojktojnë provimet e tjera të maturës. Sakaq po të shtunën përveç protestës në Tiranë maturantët zhvilluan protesta edhe në disa qytete të tjera.

Sot protesta do jetë vendimtare.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?