Maturantët protestë në të gjithë Shqipërinë: Notat që do dalin nga testi, të hidhen poshtë

Edhe këtë të dielë, maturantët janë bërë bashkë për të vijuar protestën para Ministrisë së Arsimit. Ata kërkojnë rikishikim të tezës së Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe, ndërsa pretendojnë se testi i kësaj lënde ishte absurd. Komiteti i Maturës Shtetërore, thotë se në bashkëpunim me Qendrën e Shërbimeve Arsimore, është gjykuar që të rishihet mënyra e shpërndarjes së notave sipas pikëve të marra nga maturantët në test. Por maturantët shprehen se notat që do dalin nga testi, do të hidhen poshtë.

”Ajo çka ne po kuptojmë është që na kërkuan një draft, ne e bëmë draftin, ua plotësuam kërkesat që ata kishin me përpikmëri dhe sërish e hodhën poshtë draftin. Ne sot ndihemi edhe më shumë të fyer. Kërkesat tona nuk janë marrë parasush. Jo se nuk janë plotësuar por nuk janë marrë parasysh. Kjo është akoma më e dhimbshme. Kemi dy ditë që po protestojmë këtu dhe kërkesat nuk po merren parasysh. Notat që do dalin nga ato provime duhet të hidhen poshtë. Ai test nuk mund të vlerësojë kapacitetin tim ose mësimet që unë kam marrë për 3 vite rresht. Ajo notë nuk është e vlefshme as për mua dhe as për maturantët e tjerë”.

Në protestën e djeshme 14 qershor, nuk munguan pankartat me personazh ”Turin” si dhe gjuajtjet me vezë në drejtim të ministrisë. Ata kanë gati edhe një paketë prej 10 pikash të hartuar prej tyre dhe ekspertë të fushës. Ata kanë paraqitur me shembuj në këtë draft, ku sipas tyre tregojnë dhe gabimet në hartimin e tezës së Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe.

Protesta do të ketë edhe nga maturantë në Kamëz, Lezhë dhe Korçë. Përmes rrjeteve sociale ata kanë bërë thirrje që të shpëtojnë të ardhmen e tyre. Protesta pati edhe nga maturantët në Shkodër. Ata u shprehën të gatshëm të bojkotojnë provimin e radhës të maturës nëse Ministria nuk tërhiqet për të plotësuar kërkesat e tyre.

https://arkiva.kohajone.com/protesta-komiteti-i-matures-shteterore-do-te-rishihet-menyra-e-shperndarjes-se-notave/

 

SHKARKO APP