Maturantja pyet Ramën nga selia e PD: Pse nuk e shkarkon Elvis Rroshin?
Partia Demokratike theu traditën dhe këtë herë në konferencë për shtyp nxori një adoleshente.
Anilda Sulejmanaj, maturantja 18-vjeçare, tha se ka një pyetje për kryeministrin Edi Rama.
“Jam Anilda 18 vjeç.
Dua të pyes sot Edi Ramen, pse nuk e shkarkon Elvis Rroshin nga Kryetar Bashkie?
Nuk i mjafton Edi Ramës ajo që Elvis Rroshi ka bërë? Nuk i mjafton dënimi nga drejtësia europiane për përdhunim dhe trafik droge?
A e ka menduar Edi Rama se duke mbrojtur Elvis Rroshin po inkurajon dhunuesit e grave dhe të fëmijëve?
A e ka menduar Edi Rama se duke mbrojtur Elvis Rroshin po inkurajon drogën dhe trafikantët?
Çfarë tjetër duhet të ndodhë që kryeministri të mbajë një qëndrim?” tha maturantja.
KOHA JONË SONDAZH

