FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Maxhoranca kërkon që komisionet të mblidhen online. Gazment Bardhi: E papranueshme! Duan t’i mbylllin gojën opozitës

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, ka kërkuar që mbledhjet e komisioneve parlamentare të zhvillohen online. Opozita është kundër këtij vendimi.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi e konsideroi këtë vendim antikushtetues që ka për qëllim t’i mbyllë gojën opozitës.

Në emër të të tre grupeve parlamentare të opozitës, dua të informoj opinionin publik për një vendim antikushtetues për t’i mbyllur gojën opozitës. Mbledhjet e Komisiioneve janë shumë të rëndësishme se seancat parlamentare, në vende demokratike. Vendimarrja për të mbledhur online komisionet, kërkon që qeveria të mos japë llogari për aktet korruptive që janë në Kuvend. Këshilli i Ministrave është mbledhur fizikisht, pse duhet që Komisionet Parlamentare të mos mblidhen fizikisht dhe jo në mbledhje qesharake. Më thoni kush është dallimi mes mbledhjes së ministrave, dhe mbledhjes së deputetëve? Nuk ka asnjë dallim, e njëjta ministri i jep Edi Ramës leje që të mbledhë qeverinë, dhe e njëjta ministri na thotë mos u mblidhni se kështu duam ne”, tha Bardhi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?