Oerd Bylykbashi: Mazhoranca nuk pranon identifikimin elektronik të zgjedhësve, synojnë manipulimin e votës
Këshilli Politik u mblodh për katër orë me radhë pasditen e djeshme në Pallatin e Kongreseve për të diskutuar çështjet e mbetura pezull për reformën zgjedhore.
Në mbledhjen me dyer të mbyllura që nisi në orën 17:00 dhe përfundoi rreth orës 21:00 të mbrëmjes së djeshme, mësohet se palët politike kanë rënë dakord për tre çështje, të cilat më pas do të detajohen nga ekspertët e reformës zgjedhore për të dalë me një produkt të përbashkët.
Sa i takon Kolegjit Zgjedhor dhe administratës zgjedhore, për dy pikat e nxehta në diskutimin mes palëve, pritet të vihen pikat mbi ‘i’ në ditët në vazhdim pasi pritet të ketë mbledhje të tjera sot dhe gjatë fundjavës.
Në katër orë diskutime të gjata, opozita politike nuk ka arritur të marrë dakordësinë e mazhorancës për të shtrirë teknologjinë në të gjithë vendin.
Ndaj përfaqësuesi i PD, Oerd Bylybashi, tha se mazhorancës i është lënë afat deri sot në orën 11 kur do të mblidhet sërish Këshilli Politik për të ofruar gatishmërinë për futjen e identifikimit biometrik në të gjitha qendrat e votimit dhe pilotimin e votimit elektronik.
Bylykbashi: U hap debat në lidhje me votimin elektronik dhe identifikimin biometrik. Për fat të keq për ne doli qartë qëndrimi i mazhorancës që nuk është e gatshme të ecë në këtë drejtim, të fusë identifikimin biometrik në të gjitha qendrat e votimit për të garantuar që kutitë e votimit nuk mbushen, nuk do që të mos ketë votim në emër të emigrantëve që nuk kanë ardhur kurrë në Shqipëri, të mos ketë votim familjar, që komisionerët të mos mbushin kutitë në mbylljen e procesit të votimit për ata që nuk erdhën të votonin dhe të mos votohet me karta identiteti të falsifikuara. PS e bëri të qartë që nuk ishe e gatshme për këtë. Kjo është një nga temat kryesore të opozitës prej vitesh për garantimin e kutisë, që kur të numërohet të numërohen votat e vërteta të zgjedhësve dhe jo të falsifikuara. Pa arritur kompromis për këtë çështje është e vështirë të arrihet kompromis për çështje të tjera si administrata zgjedhore, administrimi i zgjedhjeve nxjerr rezultatin. Presim që mbledhjen e nesërme në orën 11:00, mazhoranca të vijë me një propozim ku të jetë e qartë: Identifikimi biometrik duhet të jetë në të gjitha qendrat e votimit në zgjedhjet e ardhshme, të ketë një pilot për votimin eleketronik dhe kjo të dalë e qartë jo si opsion i mundshëm për KQZ por një detyrim për të dhe qeverinë. Qeveria të vendosë paratë në mënyrë që shqiptarëve të mos u manipulohen zgjedhjet.
S