Mazhoranca pritet ta rrëzojë kandidatin e Nishanit për guvernatorin e BSH-së

Edhe pse nuk ka asnjë reagim zyrtar, nën zë burime pranë PS-së thonë se kandidatura e paraqitur nga ana e Bujar Nishanit do të rrëzohet.

Kjo, duke qenë se Sejko konsiderohet një kandidat me profil të ulët për të qenë guvernator.

Për më tepër, ai nuk ka një reputacion ndërkombëtar, që është edhe kusht nga ana e mazhorancës për guvernatorin e ri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryeministri Rama negocioi në disa takime me Nishanin për emrin e guvernatorit të ri, por presidenti duket se ka vendosur vetë për kandidaturën e Sejkos.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjë që pritet të sjellë rrëzimin e tij në Kuvend.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?