Mazhoranca rifiton 2 mandate. Halimi: Votimi elektronik shpëtim për zgjedhjet

Dy deputetët më të rinj të Kuvendit Flamur Çela dhe Edmond Zeno kanë bërë sot betimin para kolegëve të rinj të tyre pas kalimit të mandatit nga KQZ-ja, pak ditë më parë.

Konkretisht, Flamur Çela mori mandatin e deputetit të LSI, Shkëlqim Selami të cilit iu hoq për shkak të prekjes nga ligji i dekriminalizimit.

Ndërsa Edmond Zeno nga listat e PDIU, ka zënë vendin e Dashamir Tahirit, që po ashtu u prek nga ligji për pastërtinë e figurës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në këtë mënyrë rrotacioni i detyruar nga zbatimi i ligjit të dekriminalizimit, ka bërë që mazhorancës në këto 4 muajt e fundit të ketë dhe 2 vota më shumë në Kuvend.

Swiss Digital Mobile Reklama

Seanca plenare sapo ka nisur, ndërsa priten debate të forta mes opozitës dhe shumicës lidhur me zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit, Reformën në Drejtësi, Reformën Zgjedhore, Dekriminalizimin, Kelmend Balilin dhe shumë çështje të tjera.

Halimi: Votimi elektronik shpëtim për zgjedhje. Vendi plot me krim e kanabis

Në emër të grupit parlamentar demokrat, Eduard Halimi duke iu referuar rezolutës së djeshme të grupit të djathtë europian PPE, deklaroi se zgjedhjet janë në rrezik pikërisht nga lidhjet e mazhorancës me krimin, që sipas tij, ka shkaktuar dhe kanabizimin e vendit.
Deputeti Halimi në një fjalë të tij në hapje të seancës parlamentare ngriti çështjen e votimit elektronik. Duke u ndalur tek rezoluta e partive të PPE në BE, Halimi tha se, kjo rezolutë bëri thirrje për zgjedhje të lira e të ndershme dhe më pas u ndal tek Dekriminalizimi.

“Dy ditë më parë PPE, që ka shumicën në BE diskutoi dhe miratoi një rezolutë për Shqipërinë, që bëri thirrje për zgjedhje të lira e të ndershme. Dekriminalizmin e parlamentit. Dua ta bëj të qartë se nuk mund të ketë zgjedhje normale pa i legjitimuar vota e lirë dhe e ndershme. Kemi 10 muaj që disktuojmë për reformën zgjedhore. Votimin elektronik e kërkuam në maj të vitit 2016. Se nuk e dinim se vendi do të mbulohej me drogë. Këtë bëri Edi Rama me 18 deputetët me rekorde kriminale që i solli këtu dhe i përdori sa kundër opozitës e sa kundër të vetëve që e kundërshtonin brenda pS.
një vit më parë, opozita mendonte se do merrte fund futja e kriminelëve në parlament me dekriminalizimin. Por Rama dhe sot ushkel syrin. U ngre traun në dogana të kalojnë kontrabandë.

Beteja për zgjedhje e lira, nuk është për pushtet, por që vota e tyre të lexohet.

Koha për reformën zgjedhor ngushtohet akoma më shumë. Zgjidhja e korrupsionit dhe largimit të krimit është votimi elektronik.Ta bëjmë sot, që të jetë përgjithmonë për të shpëtuar Shqipërinë nga krimi dhe ndikimi në zgjedhje.

Nuk mund të ketë zgjedhje normale nën kërcënim elektoral dhe banditëve të kanabisit me leje qeveritare. Koha e pamjaftueshme është alibi, votimi elektronik është domosdoshmëri”, tha ndër të tjera Halimi.

Në rendin e ditës janë planifikuar për diskutim disa projektligje dhe marrëveshje, nga akti normativ për buxhetin, projektligji për sigurinë kibernetike, që pritet të sjellë debate për votimin elektronik, projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të ministrave të Republikës së  Shqipërisë  dhe  Qeverisë  së  Republikës  Federale  të  Gjermanisë,  për  bashkëpunim  financiar  2010,  për  projektin  “linja  e  transmisionit  400  kv  Shqipëri – Maqedoni” etj.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?