Mazhoranca voton në parim me 77 vota pro pr/buxhetin e 2015
Në emër të grupit parlamentar të PS, Kryetari i komisionit të Ekonomisë Erjon Braçe ka kundërshtuar heqjen e taksës doganore për importin e miellit dhe heqjen akcizës për pijet energjike, ndërsa i kërkoi Qeverisë hetim në tregun e karburantëve dhe prishjen e 4 kontratave koncensionare që rëndojnë mbi biznesin.
Ndërkaq ministri i Financave, Shkëlqim Cani, gjatë fjalës së tij evidentoi 5 pika të forta të buxhetit.
Buxheti 2015 parashikon një kapërcim të të ardhurave në raport me prodhimin e përgjithshëm bruto në 27.5%, nga 26% që është pritshmëria për vitin 2014.
Shpenzimet buxhetore do të rriten lehtë, nga 31.2% e PBB-së në 2014-n në 31.5% vitin e ardhshëm. Rritja e lartë e të ardhurave do u mundësojë financave të ulin deficitin buxhetor në 4% të PBB-së, nga 5.2% që pritet të mbyllet viti aktual.
Ndërkohe që edhe borxhi publik pritet të zbresë ne 70.6%, duke pësuar një rënie të lehtë. Vitin e ardhshëm ekonomia pritet të rritet me 3%.
Deputeti socialist Pandeli Majko propozoi faljen e kamatvonesave për shtresat sociale në lidhje me pagimin e energjisë elektrike, por propozimi u kundërshtua nga Kryeministri Edi Rama.
Kreu i Qeverisë n tha se nuk do të rikthehet akciza për pijet energjike, çështje kjo mjaft e debatuar në komisionet parlamentare dhe kërkesë e vazhdueshme e grupit socialist.
Sipas kryeministrit buxheti 2015 ka të bëjë me njerëzit, ne nuk e kemi harruar dhe është rezultat i diskutimeve me FMN e BB ndërsa paketa fiskale nuk rrit taksat “nxit prodhimin, përpunimin, fuqinë mbrojtëse ndaj mjedisit do te stimulojme me shume siguri”
“I jemi përmbajtur zgjedhjes më të rëndësishme evropiane dhe kemi mbështetur rritjen ekonomike pa masa shtrënguese. Jam krenar që buxheti 2015 nuk shoqërohet me masa shtrënguese B uxheti do të jetë mjet në funksion të njerëzve që duan të punojnë. Objektivi ynë minimal është rritje ekonomike mbi 4 % në fund të mandatit”, theksoi Rama.