Mazniku flet si ministër: Vlerësim i madh nga Rama, do merrem me çështje që i kam afër zemrës

Ministri i Shtetit dhe Pushtetit Vendor, Arbjan Mazniku e ka quajtur vlerësim nga ana e kryeministrit Edi Rama emërimin në krye të kësaj ministrie të re.

“Komentin më të mirë për ndryshimet në qeveri e bëri kryeministri Edi Rama kur lajmëroi ndryshimet. Ne jemi në një situatë shumë specifike pas një viti të jashtëzakonshëm të rritjes ekonomike dhe zhvillimit nga ana e turizmit dhe në një moment kur ne kemi nevojë për tu bërë gati për një vit i cili nga njëra anë do jetë edhe më i mirë se ky që kaluam në raport me turizmin. Shumë të rëndësishme janë zhvillimet në lidhje me procesin e berlinit. Gjithë kjo situatë e ka shtyrë Ramën si trjaner të këtij ekipi e ka gjykuar që të rikonstrukturojë ekipin”.

Një përgjigje pati dhe për kritikat e Sali Berishës. “Me Berishën çështjet i kam të thjeshta në kohë. Debatet e hedhjes së baltës i kam trajtuar në mënyrë ligjore. Kam padi të hapur ndaj Berishës për shpifjet që tha sërish sot, kur i nxori para ca kohësh në facebook. Çështjet e shpifjeve duhet të trajtohen në mënyrë ligjore. Ata të mbajnë përgjegjësi”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?