Mazniku ndan pamjet: Rruga e re Fushë-Buall-Elbasan, investim strategjik që rrit potencialin turistik të zonës

Ndërtimi i rrugës së re Fushë-Buall-Elbasan është një investim strategjik që rrit potencialin turistik të kësaj zone. Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku ka ndarë pamje nga nisja e ndërtimit të kësaj rruge. Për të është një tjetër premtim i mbajtur për të gjithë banorët e zonave përgjatë të cilave ajo kalon.

Po ashtu Mazniku thekson edhe se ndërtimi i kësaj rruge përmirëson jetën e banorëve, aktivitetin e fermerëve, tregtarëve, por edhe viztorëve e kalimtarëve.

”Nisja e ndërtimit të rrugës së re Fushë-Buall-Elbasan është një tjetër premtim i mbajtur për të gjithë banorët e zonave përgjatë të cilave ajo kalon duke përmirësuar jetën e tyre, aktivitetin e fermerëve, tregtarëve por edhe viztorëve e kalimtarëve si një investim strategjik që rrit potencialin turistik të kësaj zone të mrekullueshme ku dikur shtrihej Via Egnatia”, shkruan Mazniku.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?