Mbërrin acari në Shqipëri, java e ardhshme më e ftohta e vitit

Java e ardhshme parashikohet të jetë java më e ftohtë e këtij dimri.

Rryma atmosferike e ftohtë, e quajtur Nikola vjen nga Rusia dhe pritet të mbërrijë nga hëna e 6 shkurtit edhe në vendin tonë.

Moti i acartë karakterizohet nga erërat e ftohta që do të prekin një pjesë të madhe të territorit, duke shkaktuar rënie të menjëhershme të temperaturave të cilat do të arrijnë deri në -10°C.

Swiss Digital Desktop Reklama

Parashikimet e motit për javën e ardhshme flasin për reshje dëbore edhe në lartësi të ulëta, gjë që nuk përjashton mundësinë që të ketë borë edhe në Tiranë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?