Mbërrin në Rinas kancelarja Angela Merkel. Pritet nga Xhaçka dhe ambasadori gjerman
Ka mbërritur në Rinas avioni i kancelares gjermane Angela Merkel dhe delegacioni i saj, që do të zhvillojë vizitën në Tiranën zyrtare.
Ajo është pritur në aeroportin e Rinasit nga Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, dhe ambasadori gjerman, Petter Zingraf.
Në orën 10:20 do të zhvillohet ceremonia e pritjes së kancelares në pallatin e Brigadave, ndërkohë që do të takohet me kryeministrin Edi Rama në orën 10:30.
“Nder dhe kënaqësi t’i uroja mirëseardhjen Kancelares Gjermane, Angela Merkel, e cila mbërriti në Tiranë për takime të rëndësishme me Kryeministrin Edi Rama dhe liderët e rajonit. Mirënjohje për mbështetjen e saj për integrimin 🇪🇺 të Ballkanit Perëndimor si dhe për forcimin e bashkëpunimit dhe zhvillimin e rajonit tonë. 🇦🇱🤝🇩🇪”, shkruan ministrja Xhaçka.
Programi i vizitës së Kacelares së Republikës Federale të Gjermanisë, Angela Merkel
10.20 – Ceremonia e mikpritjes në Pallatin e Brigadave
10.30 – Takim Tête-à-tête mes Kryeministrit Edi Rama dhe Kancelares Angela Merkel në Pallatin e Brigadave
11.00 – Takim bilateral mes dy delegacioneve në Pallatin e Brigadave
11.50 – Mbërritja e Kryeministrit dhe krerëve të qeverive të Ballkanit në Tirana Business Park.
11.55 – Mbërritja e Kancelares Merkel në Tirana Business Park
12.00 – Foto Familjare me krerët e delegacioneve në Tirana Business Park.
14.35 – Konferencë për shtyp mes Kryeministrit Rama dhe Kancelares Merkel në Tirana Business Park
BLLOKIMI I RRUGËVE
Policia e Shtetit njoftoi dje masat e marra për ditën e sotme, gjatë vizitës së Kancelares së Gjermanisë, Angela Merkel, në Tiranë.
Policia bëri me dije se do të ketë bllokime dhe devijime të lëvizjes së automjeteve në Rinas-Unaza e Re, Sauk, Rruga e Elbasanit deri tek Pallati i Brigadave, sot nga ora 09:00 deri në orën 13:00.
Uniformat blu iu bëjnë thirrje drejtuesve të automjeteve që të shmangin lëvizjen në këto segmente rrugore, me qëllim moskrijimin e mbingarkesës në trafik.