Mbetjet, Basha kërkon referendum popullor. Rama: Rrezik imagjinar

Kreu i PD-së, Lulzim Basha është shprehur sot se PD është kundër importit të plehrave të Europës në Shqipëri dhe për këtë do të bëjë kërkesë në Kuvend për referendum popullor.

“Industria ricikluese ka një punë të madhe për të bërë ën Shqipëri përpara se ti drejtohet mbetjeve të Europës. Pasi e falimentuan këtë industri sot po e përdorin si mish për top”, tha Basha. “Pasi e drogoi Shqipërinë, Rama tani kërkon të helmojë vendin. Ligji i plehrave është prerje në besë e shqiptarëve. Kjo është një vjedhje e qartë dhe PD-ja do të bëjë të gjitha ato që mund të bëjë opozita. Do dërgojmë në Kuvend kërkesën për një referendum për ndalimin e plotë të importimit të plehrave”, tha Basha.

Sipas tij, “E drejta e qytetarëve u anulua pas anulimit të ligjit për referendumit. Me këtë referendum PD vjen me një propozim të qartë: Zero import plehrash. Rrethanat e sotme janë të tilla. Qeveria nuk mund të sigurojë ushqimin, si mund ti besojmë këtij njeriu që nuk kontrollon pistat e drogës së avionëve, që të kontrollojë plehrat. Më 3 gusht, 1 muaj e gjysëm përpara vetë qeveria e Edi Ramës thotë se, duhet para sasia e mbetjeve të riciklueshme në vend”, përfundoi Basha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, i menjëhershëm ishte edhe reagimi i Kryeministrit Rama me anë të një statusi në “Facebook”.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Tani që Luli kapi flamurin e luftës me rrezikun imagjinar, kuptohet kollaj se në ç’kazan fshihet lepuri i rrenës për ligjin tonë mbi mbetjet”, shkruan kryeministri.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?