Mbetjet kancerogjene në Vlorë. Media italiane: Janë kryer të paktën 15 udhëtime të tjera në Shqipëri

Lajmi për kapjen e mbetjeve të rrezikshme në portin e Vlorës është trajtuar gjerësisht edhe në mediat lokale italiane. Sipas tyre, ngarkesa e mbeturinave të rrezikshme u zbulua në bordin e tragetit “Damian” që nga udhëtuar nga Brindisi në drejtim të Vlorës. Qese të zeza plot me asbest dhe fuçi të cilat mbajnë shenjën ENI, me substanca të dëmshme u grumbulluan në traget. Sipas mediave italiane, materiali u udhëtoi sikur ishin lëndë për pastrim kimik të porositur nga kompania shqiptare “Delfini 1”. Administratori i kompanisë u arrestua së bashku me pronarin e një ndërmarrje tjetër “Kornuzi”, biznesi i së cilës është ajo e depozitimit të mbeturinave dhe e cila duhej të transportonte ngarkesën jashtë portit.
Sipas të dhënave të para, të paktën 15 udhëtime të tjera u bënë nga Italia. Kapiteni i trageteve dhe zëvendësi i tij ishin midis të arrestuarve. Sipas informacionit të marrë në rrugën operative nga strukturat e departamentit të policisë kriminale cituar nga mediat italiane, një traget që po largohej nga Italia transportonte një sasi të konsiderueshme të mbeturinave të rrezikshme për shëndetin e njeriut dhe mjedisin, me qëllim depozitimin e tij në Shqipëri.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
Mbetje të rrezikshme do hynin në Shqipëri

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?