Mbetjet, Ministri Koka: 3500 njerëz të punësuar
“Në bazë të këtyre mbetjeve është ngritur një industria e riciklimit me një investim prej 200 milion eurove. Në vende të ndryshme industri të tilla subvencionohen nga shteti.
Janë të punësuar e vetëpunësuar 35 mijë njerëz. Falimentimi i kësaj industrie do dërgonte në shtëpi 3500 njerëz, ndërkohë që dramatike do ishte për të vetë punësuarit në këtë sektor.
Me rëndësi është ripërdorimi, riciklimi dhe rikuperimi. Kjo industri ulte kapacitetin prodhues me 30%
Ne kemi bashkëpunuar me shoqërinë civile, kemi hartuar disa ligje, sot ndodhemi përballë një situate ku politika ka humbur besimin.
Në territorin shqiptar nuk do të hyjnë mbetje të rrezikshme Shifrat tregojnë se letër e karton importohet 5 mijë ton në vit, me një cmim 400 euro për ton, eksportojnë letër 240 ton me cmim 250 euro për ton.
Nëse importi i letrës do ishte i importuar nuk do të imporohej me 400 euro për ton por me 90 euro për ton, kjo do të kishte impakt në tregun vendas dhe do rritte ekspertin jashtë vendit.
Industrialistët shqiptarë kanë marrë këto mbetje për ta sjellë në Shqipëri me kosto më të madhe por ne nuk e shohim të udhës daljen nga Shqipëria të gjithë kësaj sasie parash.
Ne ndodhemi përballë shoqërisë civile dhe kontakteve me ricikluesit. Ne jemi të bindur se mbrojtja e mjedisit ka shumë rëndësi dhe ai mund të ruhet me ndalime e moratoriume në lumenj, etj.
Shqipqëria ka nevojë për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik. Dua të garantoj se në asnjë mënyrë nuk do të lejohet mos transparecë sipas ligjit”tha ministri Koka.
KOHA JONË SONDAZH

