“Mbetjet”, Moisiu del pro ligjit: Situata ka ndryshuar
“Unë sigurisht kam qenë dhe jam kundër importit të plehrave, por jo kundër disa mbetjeve të specifikuara dhe me kushte të sigurisë”. Kjo deklaratë e ish-Presidenti, Alfred Moisiu kur në vend ka një debat të madh për ligjin i cili u miratura në kuvend, për z.Moisiu edhe pse kundështar që nga koha kur ishte në detyrën më të lartë të shtetit, sot del pro miratimit të ligjit.
Në një prononcim për Top Channel, ai shprehet se kjo histori ka nisur gjatë kohës kur ai ka qenë në postin e Presidentit të shtetit. Më tej ai shton se: “Atëherë ishte problemi për të importuar mbetje për t’i djegur në Shqipëri ishte krejt tjetër problem. Edhe në 2012 isha pro referendumit dhe firmosa i pari sepse ligji ishte total, ishte global, ndërsa tani kemi të bëjmë me një ligj që specifikon qartë se çfarë mbetjesh do të importohen, të cilat janë klasifikuar si lëndë e parë, e dorës së dytë”, thotë ish-Presidenti.
Moisiu pohon se qëndrimi i tij për ligjin ka ndryshuar disa muaj më parë. “Kur kam vizituar një nga fabrikat e riciklimit dhe u kam sugjeruar atyre drejtuesve që duhet ju vetë kështu siç ma shpjeguat mua duhet t’ua shpjegoni edhe njerëzve sepse për mua ju keni të drejtë dhe unë do ju mbështes”, deklaron ai.
Më tej qëndrimin e tij pro, ai e ka argumentuar se. “Institucionet e shtetit nuk janë më ato që kanë qenë, aparaturat po ashtu, aq më tepër që ligji përcakton tre pika për hyrjen e tyre dhe në këtë mënyrë ka siguri. Ne, po të vazhdojmë kështu izolohemi, siç u izoluam në kohën e Partisë së Punës dhe skafeve, por kështu nuk mund të ecet përpara. Shqipëria do të zhvillohet”, deklaron ish-kreu i shtetit.
Ish-Presidenti ka folur edhe për reagimin e shoqërisë civile, ndaj së cilës i ka dhënë një mesazh. “Unë mendoj që ne duhet të kemi më shumë besim tek institucionet edhe kur ato s’janë në rregull ne duhet t’u kërkojmë të jenë në rregull sepse ndryshe ne s’do bëhemi shtet kurrë”, thotë ai.
/ Top Channel
KOHA JONË SONDAZH

