Mbi 200 persona të arrestuar, Tonin Vocaj: U angazhuan 3 mijë policë!
Drejtori i Policisë së qarkut të Tiranës, Tonin Vocaj ka dhënë detaje nga operacioni i madh, ku ranë në pranga 233 persona. Tonin Vocaj njihet si një profesionistët më të mirë të Policisë së Shtetit.
Në emisionin “Opinion”, Vocaj tha se në këtë operacion janë angazhuar 3 mijë policë. Ai tha se hetimet kanë filluar nga autoritetet që në muajin mars dhe është intensifikuar përgjatë muajve.
Drejtori i Policisë së Tiranës tha se aktualisht janë rreth 80 persona në kërkim .
“Janë angazhuar rreth 3 mijë forca policie. Hetimi ka filluar që në muajin mars, por është intensifikuar dhe nën drejtimin e drejtuesve në rrethe. 214 masa sigurimi janë ekzekutuar, kemi miratuar në total 296 masa sigurimi, ndërsa janë në kërkim 80 persona të tjerë”,- sqaroi Tonin Vocaj.
KOHA JONË SONDAZH

