Mbi 31 mijë doza Pfizer mbërrijnë në Rinas, Manastirliu: 10 ditë kohë nga muaji i hapur i vaksinimit

Këtë mbrëmje në Rinas kanë mbërritur mbi 31 mijë doza të vaksinës Pfizer.

Teksa bëri me dije lajmin, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, thekson se tashmë Shqipëria ka administruar deri më tani 2 milion e 45 mijë e 310 vaksina anti-covid.

Po ashtu, në postimin e saj, ministrja ka bërë me dije se në Shqipëri kanë mbetur edhe 10 ditë nga muaji i hapur për moshat mbi 18 vjeç.

SHKARKO APP