Eduard Zaloshnja: Mbi 50% e shqiptarëve votojnë kreun e SPAK-ut si zyrtarin më me ndikim në vend

Sondazhet dhe mediat prestigjoze e shpallin Altin Dumanin, si njeriun kryesor në Shqipëri, të cilin publiku e do dhe respekton për profesionalizmin, korrektësinë dhe kurajon e tij për të ndëshkuar krimin e organizuar dhe korrupsionin në nivele të larta. Natyrisht ky votim shkon për krejt trupën e prokurorëve të SPAK.

Arrestimet e bujshme të ish-zyrtarëve të lartë si dhe goditja e grupeve kriminale, e kanë bërë kreun e SPAK-un Altin Dumani si zyrtarin më me ndikim në jetën e vendit përgjatë vitit 2023.

Kështu sipas sondazhit të përmuajshëm të televizionit “Report Tv” në bashkëpunim me sondazhistin e mirënjohur Eduard Zaloshnja, qytetarët e pyetur se kush nga 10 zyrtarët/politikanët që kanë patur më shumë ndikim në jetën e vendit gjatë 2023, shumica absolute e shqiptarëve kanë thënë Altin Dumani, konkretisht 50.1%, që dyfishi edhe në raport me kryeministrin Rama që ka shumicën e parlamentit dhe të votave kombëtare.

Dje Altin Dumanin, kreun e SPAK, redaksia e gazetës KOHA JONE, e shpalli me çmimin “Njeriu i Vitit 2023”. Dumani theksoi se ky çmim është i krejt trupës së SPAK, BKH, etj.

SHKARKO APP