Mbi 50 mijë qytetarë kanë plotësuar formularin e Këshillimit Kombëtar, Rama: Të dëgjojmë njeri-tjetrin
Mbi 50 mijë qytetarë kanë plotësuar pyetësorin në kuadër të nismës së qeverisë për Këshillimin Kombëtar.
Kryeministri Edi Rama, i cili ka zbuluar edhe shifrën e qytetarëve që kanë plotësuar formularin, ka garantuar se fjala e tyre do të dëgjohet në çdo aspekt.
“Të dëgjojmë njeri-tjetrin”, ka shkruar kryeministri në fund, duke ftuar në këtë mënyrë çdo qytetar të interesuar të japi kontributin e tij me plotësimin e pyetësorit.
“Deri tani 50,686 numri i qytetarëve që kanë dhënë mendimin e tyre përmes platformës www.keshillimikombetar.al apo kanë kthyer me postë pyetësorët e plotësuar që u kanë mbërritur në banesë. Me falënderimin dhe garancinë se opinioni juaj do të dëgjohet me respekt, ju ftoj të dëgjojmë njëri-tjetrin në pyetësorin”, shkruan Rama.