Mbi 500 të shtruar, Manastirliu: Sot hapim spitalet Covid në Durrës e Shkodër

Covid-19 vijon që të jetë me shifra të larta në Shqipëri, aq sa ka detyruar autoritetet që të marrin masa të tjera. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se dje vendi ka kaluar më shumë se 500 të shtruar në 4 spitalet Covid në Tiranë.

Në fjalën e saj në seancën e kësaj të hënë në Kuvend, ajo bëri me dije se sot do të hapen spitalet rajonale në Durrës e Shkodër. ”Kemi arritur më shumë se 500 të shtruar në 4 spitalet Covid. Do aktivizojmë nga sot, spitalet rajonale. nisim me Durrësin e Shkodrën. Dhe më tej me Vlorën, Korçën dhe Elbasanin. Më pas vijojmë në skenarët e tjerë”,-tha ajo.

Mbi 7 mijë doza të tjera nga kontrata me Pfizer, vijnë mbrëmjen e sotme. ”7020 doza do të vijnë sot nga kontrata me Pfizer. Është e treta e një serie furnizimesh. Sepse ne do të vazhdojmë të lëvizim çdo gurë, për të siguruar vaksinimin e qytetarëve. Do të vijojmë me Covax-in me dozat e Astra Zeneca, që pritet të vijnë me vijimin e procedurave të Covax, si dhe me shtetet partnere, për të siguruar më shumë doza vaksine”, tha Manastirliu.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?