Mbi 70 mijë vizita në qendrat shëndetësore verore, Rama: Krenarë që Shqipëria po tërheq vizitorë nga e gjithë bota

Nga 1 qershori deri më 31 gusht, qendrat shëndetësore verore kanë realizuar 70,187 vizita mjekësore, nga të cilët 22.202 apo 32% e tyre, nga pushues të huaj. Shifrat u bënë të ditura sot nga kryeministri Edi Rama, i cili shkruan se ndihet krenarë që Shqipëria po tërheq vizitorë nga e gjithë bota. ”Nga 1 qershori deri më 31 gusht, qendrat tona shëndetësore verore kanë realizuar 70,187 vizita mjekësore, nga të cilët 22.202 apo 32% e tyre, nga pushues të huaj. Krenarë që Shqipëria po tërheq kaq shumë vizitorë nga e gjithë bota duke përmbushur angazhimin tonë për një sezon turistik të sigurt dhe të shëndetshëm”,-shkruan Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?