Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 21 Nëntor 2026, 22:41 Rama: Dy vjet kryeqyteti me kokë të prerë është i pashoq Sot Kryeministri Rama tha ndër të tjera në Asamblenë e PS për Tiranën se “Ky organizim i ri do ta marrë forcën e vet te…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj
  • Asambleja e PS
  • Lëvizja Studentore
  • Hagë
  • Futboll
  • Lara Colturi
  • Sulme kibernetike
  • Iran
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj
  • Asambleja e PS
  • Lëvizja Studentore
  • Hagë
  • Futboll
  • Lara Colturi
  • Sulme kibernetike
  • Iran
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Mbillen 3000 rrënjë fidanë në Prush, Veliaj: Periferia është fokusi i këtij mandati

Politikë E shtunë, 30 Mars 2024 12:08
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Fushata e mbjelljes së pemëve vijon në kryeqytet. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe deputeti i PS, Toni Gogu, iu bashkuan aksionit të mbjelljes së 3000 fidnëve të rinj në Liqenin e Prushit, bashkë me tur-operatorët që operojnë në kryeqytet dhe drejtues të federatave sportive që shfrytëzojnë periferinë për aktivitete ‘outdor’. Veliaj tha se pemët që mbillen sot janë pajë për qytetin dhe fëmijët, teksa kërkoi nga komuniteti i zonës të mirëmbajë këtë investim të rëndësishëm.

“Siç kemi bërë gjithë ato transformime urbane në Tiranë, ëndrra ime është që ta mbyllim këtë punë në Bashkinë e Tiranës duke transformuar edhe pjesën rurale, me natyrën, pyjet dhe parqet. Nëse do arrijmë të tregojmë se kemi ndryshuar edhe natyrën, parqet, kemi mbjellë pemë, kemi shtuar pëllëmbët e gjelbërimit, ashtu siç kemi bërë transformimin e Tiranës, atëherë do të jetë misioni i përmbushur. Për të gjithë besimtarët kjo është edhe fundjava e Pashkës, ndaj shpresoj shumë që edhe simboli i mbjelljes së jetës dhe kujtesa e ringjalljes së Krishtit, ndoshta të bëhet me mbjelljen e një peme. Ftoj të gjithë besimtarët që, teksa thyejnë vezët, të hapin edhe tokën për të mbjellë një pemë, për të mbjellë një jetë. Për të gjithë besimtarët myslimanë do të kemi përgatitjet për faljen e Bajramit. Sheshi “Skënderbej” do të jetë në dispozicion me parkingun falas, që të sigurohemi që një vend i mirë ta tregojë çdo ditë që ka vend për të gjithë. Ama, të gjithë duhet t’i japim diçka mbrapsht këtij vendi të mirë, qoftë një fidan, një pemë, dashuri apo një përqafim”, tha Veliaj.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ai theksoi se ekonomia pyjore duhet të shikohet me syrin e një ekonomie të mirëfilltë për komunitetin e zonës. Sipas tij, të gjitha parqet zonale që janë rikuperuar falë mbjelljes së pemëve të reja, duhen mirëmbajtur dhe mbrojtur. “Në qoftë se shkollat dhe komuniteti e kuptojnë që nga këta fidanë prodhohen para dhe ato fidanë të Bashkisë së Tiranës, në pjesën e Liqenit që u dyfishuan pas rikuperimit që u bë me ndërtimet pa leje, kanë prodhuar aktivitete dhe financa pa fund nga kompani, shoqata të ndryshme, nga rrethe të ndryshme turistike dhe sportive, do doja ta shikonim ekonominë pyjore si një ekonomi të mirëfilltë për komunitetin. Ftesa është që edhe administratorja dhe gjithë komuniteti i shkollave në Vaqarr, në Pezë, në Ndroq – kur mendoj se i bëmë 4 shkolla të reja në Pezë – do ishte mëkat i madh që nga 4 shkolla supermoderne, ne të vazhdonim me një mentalitet të vjetër”, tha kryebashkiaku.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në fund, ai tha se ata që flasin dhe nxjerrin vrer për çdo punë të bërë në qytet, vetë nuk bëjnë asgjë. “Dëgjoj kontrastin e bretkosave në liqen, edhe në fakt ky është edhe kontrasti i jetës sonë të përditshme. Jeta jonë e përditshme ndahet në ata që bëjnë punë dhe në ata që, si bretkosat ‘kuak-kuak-kuak’, japin mendim për gjithçka. Është shumë kollaj të japësh mendim, por bretkosa nuk i mbolli këto pemë, e sado që ajo kënga thotë “ec bretkose, ec”, bretkosa nuk mbjell dot pemë. Bretkosa rri në Facebook dhe komenton, rri nëpër tavolina analistësh, zgjohet vonë, nuk ka ndonjë kontribut real, por vetëm merr nëpër gojë dynjanë. Ndërkohë, njeriu që është punëtor, e menaxhon punën e tij, biznesin e tij, detyrën e tij, shërbesën e tij, por përtej asaj bën edhe diçka për komunitetin”, përfundoi Veliaj.

Mund t'ju interesojë

BE-ja miraton paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, ekspertët: Loopholes tregtare dhe flota hije mbeten problem

BE-ja miraton paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, ekspertët: Loopholes tregtare dh...

18 Nëntor 2026, 20:03
Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE-në më të fortë

Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE...

16 Nëntor 2026, 12:02
Forumi i Zgjerimit të BE-së 2026: Marta Kos thotë se ky vit shënoi më shumë përparim se çdo vit tjetër që prej 2002

Forumi i Zgjerimit të BE-së 2026: Marta Kos thotë se ky vit shënoi më shumë përparim se...

16 Nëntor 2026, 12:01
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Rama: Dy vjet kryeqyteti me kokë të prerë është i pashoq
Para 4 orësh

Rama: Dy vjet kryeqyteti me kokë të prerë është i pashoq

Real Madrid Celta Vigo: Mbappe humbet penalltinë, miqtë kryesojnë 1-0
Para 4 orësh

Real Madrid Celta Vigo: Mbappe humbet penalltinë, miqtë kryesojnë 1-0

Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës
Para 5 orësh

Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës

Taksa turistike në Venecia dyfishohet, deri në 9.50 euro për natë
Para 5 orësh

Taksa turistike në Venecia dyfishohet, deri në 9.50 euro për natë

Më të lexuarat

1 Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës
Para 5 orësh

Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës

2 Lara Colturi, e para në Kupën e Botës në ski alpine
Para 6 orësh

Lara Colturi, e para në Kupën e Botës në ski alpine

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
Para 12 orësh

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Jakup Krasniqi kthehet në burgun e Hagës, i vllai nuk e takoi dot!
Para 6 orësh

Jakup Krasniqi kthehet në burgun e Hagës, i vllai nuk e takoi dot!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.