Mbledhja e dy Kuvendeve, Vasili braktisi fjalimin e Ramës: Është peng i Vuçiçit

Kur kryeministri Edi Rama mori fjalën në mbledhjen e dy Kuvendeve, deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili braktisi sallën plenare, ku tha se Rama është peng i Vuçiçit.

“Braktisa fjalën e Ramës sepse mendova se do deklaronte daljen nga “Ballkani i Hapur”, që është tradhëtia më e madhe ndaj Kosovës, por ai si peng i Vuçiçit nuk e beri.

Rama duhej të deklaronte heqjen e traut për vëllezërit dhe motrat nga Kosova, ku edhe deputetët mysafirë nga Kosova kanë paguar Ramën dhe oligarkët për të ardhur në token amë. Rama u sherben vetem interesave te Beogradit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sa kohë të jetë Rama kryeministër, këto takime do të jene jo të sinqerta sepse ai i sherben Vuçiçit dhe izolimit të Kosovës. Ndaj sot Rama thjesht vazhdoi lojën e pabesë antikosovë dhe humbi rastin për të shplarë disa faje të rënda që bien mbi të”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?