Mbledhja e grupit, Rama konfirmon Benet Becin për Shkodrën. Asnjë koment për Ahmetajn

Në Kryesinë e Kuvendit është mbajtur mbledhja e grupit parlamentar të PS-së, ku mësohet se kryesocialisti Edi Rama i ka kërkuar deputetëve angazhim maksimal me strukturat vendor, kjo për zgjedhjet lokale të 14 Majit.

Kryesocialisti u ka kërkuar deputetëve të tij që të fokusohen tek zona e tyre elektorale dhe të mbajnë përgjegjësi. Është diskutuar për Vlorën, por pa përmendur emra.

Të vetmin që ka përmendur me emër ka qenë deputeti i PS-së Benet Beci për Bashkinë e Shkodrës. Në platformën politike për fushatën zgjedhore Rama ka kërkuar që “Akti1st” të jetë një instrument kyç.

Sa i takon çështjes së hetimit nga SPAK ndaj ish-ministrit Arben Ahmetaj, burime bëjnë të ditur se në mbledhje nuk është folur në lidhje me këtë temë. Gjatë mbledhjes kanë raportuar edhe drejtuesit politik për sondazhet dhe kandidatët për kryetarë bashkie. Nesër në orën 17:00 është vendosur që të mblidhet Kryesia.

SHKARKO APP