Mbledhja e grupit të PD, Basha: “Drafti i PS-së shkel Kushtetutën”

Kreu i PD, Lulzim Basha ka mbledhur grupin parlamentar pak orë para seancës së jashtëzakonshme për ligjin e vettinngut.

Burime nga PD bëjnë të ditur se seanca parlamentare nuk do të bojkotohet. “Do të marrim pjesë dhe do mbrojmë amendamentet tona”, thojnë burime të PD-së.

Duke vlerësuar punën e ekspertëve të PD, Basha theksoi se PS nuk mori parasysh vërejtjet e së djathtës në hartimin e draftit kushtetues. Në këtë pikë, tha Basha, “PD do ndjeke te gjitha rrugët legjislative dhe kushtetuese”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ekspertët e PD punë profesionale dhe voluminoze gjatë gjithë verës. PS asnjë argument kundër vërejtjeve dhe amendamenteve. Vërejtjet dhe propozimet e ekspertëve të opozites nuk u morën parasysh. Theksoj se projektligji aktual është antikushtetues. Projektligji në shkelje flagrantë të Kushtetutes se 22 korrikut”, tha Basha.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas Bashës, projektligji i PS parashikon që drejtorët e Ramës të kontrollojnë gjyqësorin dhe komisionerët e Vetting-ut.

“Alket Hyseni i Garancive Statutore të PS kontrollon gjyqësorin dhe prokurorinë. Arben Seferi, drejtor i Kryeministrit kontroll gjyqësorit dhe komisionerëve. Rama kërkon kontroll tërësor politik të procesit të vlerësimit”.

Për Partinë Demokratike, tha Basha, miratimi i ligjeve nuk duhet të jetë një proces politik, por legjislativ dhe kushtetues. Në këtë pikë, kreu i PD tha se maxhoranca po mban një qëndrim antikushtetues dhe antikonsensus. Lidhur me këtë, Basha theksoi fort se,“PD do të ndjekë të gjitha rrugët legjislative dhe kushtetuese”.

 

 Seanca

Sic është bërë e ditur, sot kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet në një sesion të jashtëzakonshëm për të votuar ligjin e shumëdebatuar për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, ose sic njihet ndryshe si Vetting-u.

Seanca është urdhëruar nga nga Kryetari i Kuvendit Ilir Meta të mblidhet në orën 17:00 sipas këtij rendi dite:

1. Hapja e Sesionit të Jashtëzakonshëm të Legjislaturës së VIII –të të Kuvendit të Shqipërisë.

2. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare, datë, 25.7.2016 (neni 44, pika 2 e Rregullores)

3. Projektligji “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” (nenet 73-77, Rregullore, votim me shumicë të cilësuar prej 3/5 e të të gjithë anëtarëve të Kuvendit)

Pyetje

Shprehet komisioni i Posaçëm i Reformës në Sistemin e Drejtësisë Relatori Diskutime (Shprehen grupet parlamentare).

Koha e votimit (në parim/nen për nen/në tërësi).

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?