Monika Kryemadhi thirrje Metës të heqë dorë nga presionet brenda Partisë së Lirisë

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka një mesazh pak orë para mbledhjes së Komitetit Drejtues Kombëtar të kësaj force politike. Kryemadhi bën thirrje për rigjallërimin e partisë përmes meritokracisë dhe mendimit ndryshe. Ajo nënkupton se Meta duhet të heqë dorë nga “bullizimi” dhe përjashtimi i anëtarëve të PL-së.

“Meritokracia, mendimi ndryshe, vlerat e individëve në vite që kanë dhënë ndihmesën, në një parti politike janë jetësore dhe hapja ndaj të resë i bëjnë ato edhe më të domosdoshme për rigjallërimin politik. Sot më shumë se kurrë opozita dhe aq më shumë Partia e Lirisë kanë nevojë për to.

Çdo tentativë imponuese përjashtuese apo edhe bullizuese ndaj kujdo që mendon jashtë rreshtit është devijim ndaj mbylljes jo ringritjes. Të rinjtë duhet të mësojnë nga gabimet e të vjetërve jo ti përsërisin ato. Ndryshimi vjen me fakte jo me fjalë. E drejta për tu përmisuar ështe për këdo”, shkruan Kryemadhi.

SHKARKO APP