Mbledhja e Këshillit të Ministrave: Rama bën ndryshime në qeveri, emërime në Ministrinë e Mbrojtjes
Mësohet se në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave është miratuar emërimi i Z. Andrea Shllakut në detyrën e Zëvendësministrit të Mbrojtjes.
Më parë, Shllaku ka mbajtur detyrën e Drejtorit të Autoritetit të Kontrollit Shtetëror të Eksporteve.
VENDIM PËR EMËRIM NË DETYRË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.01.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, dhe me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
Z. Andrea Shllaku emërohet Zëvendësministër i Mbrojtjes.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe do të publikohet në “Fletoren Zyrtare”.
KRYEMINISTRI
EDI RAMA
KOHA JONË SONDAZH

