Mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ja kërkesat e Bashës

Këshilli i Sigurisë Kombëtare nën drejtimin e Presidentit Ilir Meta, u mbajt këtë të mërkurë si rrallë herë më parë, në mënyrë online. Në këtë Këshill është diskutuar vlerësimi i situatës parashikimet për pikun dhe strategjitë e përballjes me të deri në fund. Sikurse edhe vlerësimi i situatës së spitaleve rajonale, pajisja trajnimi dhe mbrojtja e personelit mjekësor. Në mbledhjen e sotme të Keshillit të Sigurisë Kombëtare, kryetari i PD Lulzim Basha ka theksuar:

Qytetarët sot kanë nevoje për siguri dhe garanci. Cdo mesazh i drejtuar qytetareve duhet te jete i qartë, i mirë menduar dhe jo panik dhënës.
Frika dhe terrori nuk i qetësojnë shqiptarët.

Basha ka kërkuar:

Marrjen e masave per te shmangur panikun tek nje pjese e qytetareve. Qytetareve u duhet dhene garanci qe ushqimi per ta eshte i garantuar. Pa kete garanci nuk mund t’u kerkosh qytetareve te rrine te mbyllur ne shtepite e tyre.
Qytetaret kane nevoje per garanci se do t’u jepet sherbimi i duhur shendetesor pavaresisht se ku jetojne.
Biznesit i duhen dhene garanci se do te behet gjithcka per ta mbeshtetur me vendime konkrete. Plani i padetajuar vetem se shton konfunzionin dhe nuk qarteson as punedhenesit, as punemarresit.
Duhet nje plan masash per fermeret. Duhet bere gjithcka qe te garantohet puna ne bujqesi dhe kujdesi ndaj blegtorise.

/TCH/

SHKARKO APP