Mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Peleshi: Në fokus parandalimi i kanabisit
Pas më shumë se tre orë ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Zëvendës Kryeministri Niko Peleshi në një deklaratë për gazetarët tha se fokusi i kësaj mbledhje ishte pikërisht situata e kanabisit.
Ai theksoi se ka një perceptim të gabuar sa i përket situatës së kanabisit dhe institucionet nuk bazohen në shifra.
“Kishte një fokus për parandalimin dhe luftën kundër kanabisit, dua të them që vjen pas vlerësimit të KE për punën e Policisë së Shtetit për asgjësimin e kanabisit. Ky takim mund t’i kontribuojë inkurajimit të kësaj fryme. Kjo çështje është përdorur dhe për përfituar politikisht mbi të. Dua ta them që institucionet tona nuk kanë arritur pjekurinë për të folur në shifra, por në perceptime”, deklaroi Pleshi.
vijon…
KOHA JONË SONDAZH

