Mbledhja e Kryesisë së PD-së. Mungon kreu demokrat Basha, largohet nga selia

Ka nisur mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike.

Në mbledhjen e Kryesisë mungon kreu në detyrë i demokratëve, Lulzim Basha.

Mësohet se Basha nuk është në këtë mbledhje, për shkak të konfliktit të interesit.

Gjatë kësaj mbledhje do te aprovohen nga Kryesia e PD-së kandidatët për kryetarin e ri të demokratëve, që deri më tani, kanë depozituar kërkesën për të qenë në krye të PD-së.

Kandidatët deri më tani janë emra të njohur brenda PD, duke nisur nga kryetari aktual, Lulzim Basha, i cili do të tentojë të fitojë mandatin e tretë në krye të partisë.

Fatbardh Kadilli, i cili e ka shprehur hapur pakënaqësinë ndaj Bashës dhe shpalli kandidaturën fill pas rezultatit zhgënjyes në zgjedhjet e prillit. Edith Harxhi, e cila prej 30 vitesh është pjesë e PD dhe e angazhuar politikisht.

Emri surprizë, ishte ai i Agron Shehaj, i cili e shpalli kandidaturën ditën e shtunë, vetëm pak orë para përfundimit të afatit për depozitimin e kandidaturave në selinë blu.

Ndërsa edhe Ibsen Elezi, ish-kryetar i degës së PD-së në Kukës, do të tentojë të jetë në krye të një nga partive më të madhe në vend.

SHKARKO APP